SARANDE

Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq, mbrëmjen e sotme.

Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.

Dyshohet se viktima është rreth 45 vjeç dhe mund të jetë mbytur tre ditë më parë.

Kufomës i janë gjetur edhe fije peshkimi dhe dyshohet se ka qenë në kanal për të peshkuar ngjala.

Policia vijon hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb