Një grup shkencëtarësh nga Florida e Shteteve të Bashkuara kanë gjetur së fundi në Azi një hardhucë fosile në një qelibar që daton rreth 99 milionë vjet më parë.

Hulumtuesit thonë se zbulimi është prova më e vjetër të këtij lloji dhe një lidhje që i mungonte studiuesve të zvarranikëve.

Hardhuca është rreth 75 milion vjet më e vjetër se mbajtësi i mëparshëm i rekordit, sipas studiuesve në Muzeun e Historisë Natyrore në Florida, i cili njoftoi gjetjen këtë javë.

Ajo u gjet dekada më parë në një minierë së bashku me disa fosile të tjera të lashta të zvarranikëve, por shkencëtarët amerikanë arritën t’i analizonin vetëm së fundmi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb