AMSTERDAM- Gjendet një kokë e prerë para dyerve të një kafeneje, në afërsi të parkut të famshëm të Amsterdamit, Voldelpark. Policia holandeze po punon për të zbuluar nëse koka e prerë i përket trupit pa kokë, që u zbulua në një makinë të djegur në periferi të Amsterdamit.

Autoritetet në Holandë kanë bërë të ditur se trupi pa kokë i përket një 23-vjeçari me emrin Nabil Amzieb. Tashmë priten rezultatet e hetimit, për të zbuluar nëse koka i përket 23-vjeçarit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: