PUKE

Një trup i dekompozuar është gjetur sot  në pyll, në afërsi të malit të Krrabit, në Pukë. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se trupi i pajetë  i përket shtetasit Zek Prenga, 45 vjeç, i cili është identifikuar nga familjarët në Morgun e Spitalit Pukë.

Dyshohet se trupi i shtetasit në fjalë ndodhej në pyll prej dy muajsh.

Sipas policisë, Prenga raportohet të ketë humbur kontaktet me familjen prej rreth tre muajsh. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit, ndërsa sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 24.03.2019, sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë, është konstatuar kufoma e një personi.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkatuara nga ndonjë faktor tjetër

Veprimet  do kryhen  në Morgun e Spitalit Pukë,  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb