KRUJË –Gjendet një automjet nën flakë në fshatin Larushk të Krujës. Ngjarja u shënua paraditen e sotme, ndërsa banorë të zonës kanë denoncuar për një “BMW” pa targa, të përfshirë nga flakët, në një zonë pranë bregut të lumit Ishëm.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se po punohet fillimisht në identifikimin e autorit të mjetit, ç’ka do të mundësohet pas analizës që po i bëhet makinës, e cila mund të jetë edhe e vjedhur.

Policia po heton për të zbuluar gjithashtu nëse automjeti mund të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ditëve të fundit dhe më pas i është vënë flaka për të zhdukur gjurmët…

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: