GREQI

Një kufome ende e paidentifikuar u zbulua të shtunën pasdite  në plazhin Afandou në Rodos, duke shkaktuar keshtu një alarm për autoritetet lokale. Siç raporton rodiaki.gr, kufoma ishte pothuajse e dekompozuar dhe u zbulua nga një kalimtar i rastit i cili informoi Autoritetin e Portit dhe Policinë.

Megjithatë, sipas policisë nuk ka pasur zhdukje në këtë zonë.

Disa  persona mendojnë se i vdekuri mund te jetë ndonjë  emigrant, por kjo ende nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare.  Hetimet për të zbardhur rastin  po kryehen nga Autoriteti Qendror Portual i Rodosit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: