Një trup pa kokë u gjet në një thellësi rreth 40 metra në zonën e Kasonisit. Trupi u gjet nga një zhytës, ndërsa mungonin gjymtyrët dhe koka e viktimës. Dyshimet e para janë se trupi i përket një gruaje.

Sipas ERT , vëzhgimi i një zhytësi amator i cili po filmonte në zonë, ndodhet në një thellësi më shumë se 40 metra trupin e gruas pa kafkën e cila u gjet pak larg dhe e gjymtuar.

Rojet bregdetare dhe një ekip i Njësisë së Misioneve Nënujore janë zhytur menjëherë në vendin e caktuar, ku kanë nxjerrë trupin e gruas.

Sipas informacioneve, dyshohet se bëhet fjalë për një grua të huaj, e cila është tërhequr zvarrë deri në këtë pikë pas një anije të mbytur. ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur 7-8 muaj më parë .

Trupi i pajetë është transportuar me një skaf të Rojës Bregdetare në portin e Samos dhe prej andej në Spitalin Samos, ku do të kryhet autopsia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb