Një shtetas francez është gjetur pa jetë në ambientet e banesës së tij në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se dyshohet se kishte disa ditë i vdekur në banesë.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kishin ditë që nuk e kishin dëgjuar.
Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pajetë, në banesën ku qëndronte, shtetasi francez G. B., 56 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.