Gjendet në rrugë pa shënja jete një person në Korçë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 9 dhe nga veprimet e para dhe këqyrja e trupit rezulton se viktima nuk ka shënja dhune në trup.

Sipas burimeve policore viktima dyshohet se mund të jetë rrëzuar në rrugë. Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

Aktualisht trupi ndodhet në morgun e qytetit të Korçës për proçedura të tjera në vijimësi që kanë të bëjnë edhe me ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet.

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 9 Korçë, është gjetur pa shenja jete në rrugë, shtetasi Th. S., 51 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb