SHBA-Një pako me lëndë shpërthyese është gjetur në shtëpinë e miliarderit George Soros në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pakoja me lëndë shpërthyese është gjetur në kutinë postare të manjatit.

“Një punonjës i rezidencës hapi pakon, duke zbuluar bombën shpërthyese”- tha një zyrtar i Departamentit të Policisë në Bedford për ‘New York Times’.

Pas mbërritjes së policisë është kryer shpërthim i kontrolluar i pakos. Mësohet se vetë George Soros nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.

Soros është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikat nga grupet e krahut të djathtë për mbështetjen që u jep kauzave liberale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: