TIRANE

Disa ditë pas largimit të saj në drejtim të paditur, një 18-vjeçare nga Tirana është gjetur nga policia.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasja me inicialet A.B., është gjetur dje dhe i është dorëzuar familjarëve të saj. Mësohet se gjatë deklaratës së saj të dhënë në polici vajza kishte pohuar se ishte larguar me dëshirën e saj nga banesa.

Ndërkohë nuk dihen motivet që çuan të rejën që të largohej nga banesa, duke alarmuar kështu familjarët e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb