BULLGARI- Një rruazë e arit e zbuluar në Bullgari mund të jetë artikulli më i vjetër i arit në botë, i zbuluar nga arkeologët e Bullgarisë në një zonë para historike në zonën jugore të këtij shteti, raporton Reuters. Rruaza vetëm 4 milimetra daton në mes të 4500 deri në 4600 vjet para erës së re, që është 200 vjet më e vjetër se sa stolia e çmuar e gjetur gjithashtu në Bullgari në vitin 1972, dhe që daton nga periudha e bakrit.

“Nuk kam dyshim se kjo është më e vjetër se ari i gjetur në Varna në vitin 1972”, ka thënë Yavor Bojadzhiev, profesor i asociuar në Akademinë e Shkencës së Bullgarisë. Ai beson se rruaza është krijuar në zonën ku është gjetur, në periferi të qytezës moderne të Pazargjikut, që sipas tij është vendbanimi i parë “urban” në Evropë, e populluar nga një “shoqëri me karakteristika të larta kulturore” që ishte vendosur aty nga Turqia, rreth vitit 6 000 para erës së re. Rruaza e arit që peshon 15 centigramë është nxjerr para dy javësh nga një shtëpi e vogël që besohet se është ndërtuar në kohën kur metale si bakri dhe ari janë përdorur për herë të parë.

Në të njëjtën zonë janë gjetur edhe 150 figurina të një zogu prej qeramikës, diçka që tregon se kafsha, atëbotë me siguri është adhuruar nga banorët e zonës. Vendbanimi besohet se është shkatërruar nga fise të dhunshme që e kanë okupuar këtë zonë në Bullgarinë e sotme, rreth 4100 vjet para erës së re. Rruaza do të ekspozohet në një muze historik në Pazargjik, pasi të analizohet në tërësi dhe mosha e saj të konfirmohet, i ka thënë një punonjës muzeu Reutersit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: