Kompania Deep Ocean Search teksa nxirrte në sipërfaqe anijen britanike City od Cairo nga një thellësi prej 5150 metra, zbuloi një thesar, i cili kapte shifrat e 50 milion dollarësh. Mjeti lundrues ishte në mes të bregut të Namibisë (2000 metra më thellë se në vendin e fundosjes së Titanikut). Anija, e cila është mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbante hekur, por ajo që është më e rëndësishme ishte një sënduk me monedha argjendi. Kompania Deep Ocean Search, e cila mbledh ekspertë francezë dhe britanikë për det të hapur, dha gjithçka prej vetes duke gjetur thesarin. Ajo ka ndërtuar hidrolokator unik që mund të eksplorojnë thellësitë e oqeanit në 6000 metra thellësi. Sipas ligjit britanik, “gjuetarët e thesarit mund të mbajnë gjërat e vlefshme që gjenden në rast të një anije të Marinës Mbretërore.”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: