Trupi i një vajze 25 vjeçe është gjetur e mbytur në Kanionin e Holtës në Gramsh. Trupi i saj u gjet i vdekur në dalje të kanionit. Viktima është shtetasja me inicialet E.S. Ajo ishte e shoqëruar nga vëllai dhe kushëriri i saj.

Bëhet me dije se 3 turistë shqiptarë kanë humbur kontaktet, ndërsa një turiste 25 vjeçe ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat speciale, RENEA. Ndërsa po ashtu kanë shkuar edhe MZSH dhe Emergjencat Civile.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

19:20 – Policia e Shtetit ka dhënë informacion paraprak për ngjarjen tragjike në Kanionin e Holtës në Gramsh, ku ndër të tjera humbi jetën një turiste shqiptare 25-vjeçare me inicialet E.S.

Uniformat blu thonë se viktima nga Lushnja është gjetur në dalje të kanionit dhe dyshohet se ajo është mbytur në lumë si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut.

Njoftimi paraprak i policisë:

Personat  qe kishin humbur kontaktet  ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.

Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe  personat e tjere qe u gjeten me pare  nga policia nuk kane probleme per shendetin.  Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

19:00 – Detaje të reja kanë dalë në pah për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kanionet e Holtës në Gramsh, ku policia gjeti trupin e pajetë të një 25-vjeçareje.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “News 24” se viktima E.S ka ndërruar jetë për shkak të mbytjes në lum. Ai tha se sa herë që ka vërshime të lumit Holta, banorët vendas e dinë që kjo përbën rrezik, ndërsa turistët nuk janë të informuar për këtë.

Viktima është shtetasja E.S dhe ajo shtë mbytur në Kanionin e Holtës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 minuta. Duhet thënë se prurjet e shumta të lumit Holta kanë bërë që lumi të bëhet i frikshëm. Banorët e zonës e dinë se kur fillon shiu është rrezik, ndërsa turistët nuk e dinë këtë.

Edhe tabelat kanë munguar për të treguar rrezikun. Vizitorët kanë qenë nga Puka. 25-vjeçarja është rrëmbyer nga prurjet e shumta të shiut dhe është mbytur. Polumbarët dhe forcat e policisë kanë gjetur trupin e saj në rrjedhën e lumit. Viktima besohet se është nga Gramshi,. Por banuese në Lushnjë. Siç e thashë, rreziku është për turistët dhe jo vendasit.

Fillimisht u raportua për 4 të zhdukur, mirëpo me zbardhjen e ngjarjes është bërë e mundur saktësimi i njërës turiste që ishte e zhdukur dhe u gjet e mbytur. Aktualisht nuk kemi persona të tjerë të zhdukur ose të mbytur.

18:30 –  Disa turistë shqiptarë janë bllokuar në Kanionin e Holtës. Shkak për bllokimin mësohet se janë bërë prurjet e shumta të ujërave nga shiu.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Bëhet me dije se me tre prej turistëve ka humbur kontakti.

Personat e zhdukur me të cilët ka humbur kontakti janë dy shtetas mbi 20 vjeç dhe një 50-vjeçar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb