KORCE

Një person është gjetur pa jetë  në në vendin e njohur si Manastiri i Çifligut në Korçë. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se viktima është identifikuar si 65 –vjeçari, Vasil Mati ndërsa trupi i tij është gjetur nga një banor i zonës.

Dyshohet që shkaku i vdekjes të jetë ataku kardiak i shkaktuar nga i ftohti.  Mësohet se bashkëshortja e tij ishte nisur per ta kërkuar pasi nuk i përgjigjej në telefon. Trupi është transportuar menjëherë në morg, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhunë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se ky është rasti i dytë në Korçë që mbetet viktimë e të ftohtit.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: