Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në bregdetin e Ndërnënasit në zonën e Libofshës. Mesohet se viktima, rreth 70 vjeçe është parë nga një peshkatar i zonës në breg të detit i cili menjehërë ka lajmeruar sallën operative të policisë së Fierit. Mesohet se peshkatari ka pasur frikë të afrohet pranë trupit.

Uniformat blu janë nisur drejt vendngjarjes në këmbë, për shkak edhe të largësisë të vijës bregdetare nga aksi. Po punohet per zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Deklarata e Policisë

Fier
Informacion paraprak

Në datën 04.06.2019, në fshatin Ndërnënas, Libofshë, në bregun e detit është konstatuar nga peshkatarë të zonës një shtetase e pajetë.

Në vendngjarje u nis grupi hetimor i cili konstatoi trupin e një gruaje rreth 70 vjeçe (ende e paidentifikuar) e cila dyshohet se është mbytur në det.

U bë transportimi i saj në morgun e Spitalit Rajonal Fier dhe po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb