Shqipëria është tronditur nga një tërmet prej 6.4 ballë Righter, ndërsa lëkundjet sizmike nuk ndalen. Si pasojë, së paku 31 vetë kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të plagosurve është mbi 600 persona.


Ndërsa kërkimet vazhdojnë, pasi raportohet se ka persona në rrënoja, në vendngjarje kanë arritur edhe personalitete nga Kosova, vend ky që ka ndihmuar shumë për këtë tragjedi.


Në Thumanë, një nga zonat më të prekura në vend, ka mbërritur kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi.


“Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre. Kosova gjatë kësaj kohe i është gjendur afër Shqipërisë. Duhet një kujdes maksimal, e do të veprojmë bashkërisht në këtë situatë të rëndë.

Kujtojmë se Kosova ka ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë të vështirë, si me ushtri, ashtu edhe në forma të tjera.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: