Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSC) ka deklaruar se SHBA-ve nuk u është thënë paraprakisht për planin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake.

“Administrata është në kontakt me qeverinë koreane dhe po monitoron nga afër situatën ndërsa ne punojmë për të mësuar më shumë,” tha zëdhënësi në një deklaratë.

“Ne jemi seriozisht të shqetësuar nga zhvillimet që po shohim në terren në Republikën e Koresë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Biden është informuar për situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb