Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se gjendja nga Covid-19 në Shqipëri është përkeqësuar.
Brataj theksoi se koronavirusi ka shumë gjasa të ketë hyrë në vendin tonë. Ai shtoi se Shqipëria, në bashkëpunim me autoritetet e vendeve europiane të zhvilluara, mund të identifikojë koronavirusin e ri.
“Gjendja është përkeqësuar. Festat e fundvitit, spostimi nga Tirana në qytete të preferuara, ka krijuar më shumë raste. Njerëzit e çuan virusin në Sarandë pë4r shembull nga pushimet.
Shqipëria mund të bashkëpunojë me autoritete eutopiane për të identifikuar koronavirusin e ri. Vendi ynë ka shumë mundësi të preket nga koronavirusi i ri”, tha Brataj.
(d.xh/ Balkanweb)