Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, për shkak të zjarreve në vend. Rreth 180,000 njerëz në një zonë të madhe të qarkut Sonoma u urdhëruan të largohen nga shtëpitë.

Së paku 12,000 hektarë tokë u dogjën në këtë qark. Kompanitë e energjisë elektrike e ndërprenë paraprakisht rrymën, duke lënë rreth një milion njerëz në terr, nga frika se kabllot e dëmtuara mund të shkaktojnë zjarre të reja.

Newsom tha se zyrtarët po i shfrytëzojnë “të gjitha burimet e mundshme” për luftimin e zjarreve, të nxitura nga erërat e forta. Shërbimi Kombëtar i Motit tha të dielën se erërat do të vazhdojnë deri të hënën.

Zjarret në veri dhe jug të shtetit amerikan kanë marrë hov qysh javën e kaluar. Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit. Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: