TIRANE

Vitet e fundit numri i shqiptarëve që përpiqen të kalojnë kufirin holandez drejt Britanisë së Madhe është rritur ndjeshëm, çka është shndërruar në shqetësim serioz për autoritetet e ligjzbatuese të qeverisë së Amsterdamit. Gjenerali i Xhandarmërisë holandeze Marty Messerschmidt, thotë për News 24 se vetëm gjatë vitit të kaluar janë zbuluar rreth një mijë shqiptarë në përpjekje për të kaluar drejt Britanisë së Madhe.

“Shifrat që kemi në Holandë nuk flasin për reduktim të numrit të azilkërkuesve shqiptarë, sepse vitin e kaluar, kemi zbuluar thuajse 1000 qytetarë shqiptarë në përpjekje për të kaluar kufirin drejt Britaninë e Madhe. Qytetarët shqiptarë janë shqetësimi kryesor i atyre që përpiqen të kalojnë në Britani.”

Trafikantët kanë sofistikuar taktikat e trafikimit të qenieve njerëzore, për pasojë edhe policia holandeze ka marrë masa për të parandaluar kalimin ilegal të kufirit.

“Për rreth 3 – 4 vite që numri i shqiptarëve që duan të kalojnë kufirin nga Holanda për të Britani është rritur. Në këto kushte edhe metodat tona të kërkimit janë përmirësuar dhe kësisoj kemi zbuluar më shumë prej tyre që tentojnë të kalojë kufirin drejt Britanisë. Mënyra më e përdorur për të kaluar kufirin është fshehja në kamionë, në pjesën e poshte të tyre ose në vende të izoluara të përshtatura për këtë qëllim”

Gjernerali Marty Messerschmidt pohon se kontrollet në pikat kufitare të Shqipërisë janë të mira, por janë qytetarët shqiptarë të cilët abuzojnë me regjimin e kalimit pa viza. Ai paralajmëron se kushdo që ndërmerr një aventurë të tillë, jo vetëm që nuk do të përfitojw azil, por rrezikon edhe jetën përgjatë udhëtimit drejt Britanisë.

“Qytetarët shqiptarë që përpiqen të shkojnë në Europë ose Britaninë e Madhe në rrugë ilegale, duke keqpërdorur regjimin e liberalizmit të vizave, duhet të jenë koshientë se kjo nuk është mënyra për të arritur qëllimin e tyre, për shkak të rreziqeve.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të përdorin këto rrugë, sepse Shqipëria është një vend i sigurt dhe për këtë pothuajse çdo aplikim për azil do iu mohohet  Hollandë. Nga ana tjetër është shumë e rrezikshme të përdoren kamionët pë të shkuar në Britaninë e Madhe, pasi ka rrezik të asfiksimit, njerëzit rrezikojnë hipoterminë… ka rreziqe serioze për shëndetin”

Pavarësisht kësaj situate, ministri holandez për Migracionin Mark Harbers, pas takimit me Zv/ministren e Brendshme Rovena Voda, deklaroi se qeveria e tij është e vendosur në ruajtjen e regjimit pa viza për shqiptarët, për të udhëtuar drejt zonës Shengen në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb