TIRANË

Zëvendës komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, gjeneral lejtnant Christian Juneau, ishte në Tiranë për të ndjekur konferencën e Ballkanit Perëndimor dhe Rajonit të Detit të Zi, organizuar nga kjo komandë. Në një intervistë ekskluzive për televizionin News 24, gjeneral lejtnant Juneau shpreh ngushëllimet për humbjen e jetëve të dy ushtarakëve shqiptarë në Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s.

Gjenerali kanadez megjithatë u tregua tepër i rezervuar për të dhënë detaje për ngjarjen fatale.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve për humbjen e jetëve të dy ushtarakëve shumë të mirë. Sa i takon asaj që ndodhi ekzaktësisht, po kryhet një investigim por fatkeqësisht nuk i kam detajet e këtij informacioni në këto momente.”

Gjenerali kanadez me tre yje vlerëson maksimalisht kontributin që burrat dhe gratë me uniformë japin në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Letoni.

“Është një kontribut fantastik. Shqipëria është një partner shumë i besueshëm i NATO-s dhe po jep kontribut real në misionet më të rëndësishme të Aleancës si në Afganistan, në Kosovë, në Letoni dhe sigurisht pjesëmarrja në stërvitje si ajo qe NATO zhvilloi në tetor dhe nëntor “Trident Junkture” në Norvegji, ku Shqipëria ishte një pjesëmarrëse e rëndësishëm. Pra mendoj se kontributi i Shqipërisë është i rëndësishëm dhe shumë i çmueshëm”

Gjeneral Lejtnanti vlerëson mjedisin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor me anëtarësimet me të reja në Aleancë.

“Besoj se situata është përmirësuar dhe vazhdon të përmirësohet. Mali i Zi iu bashkua Aleancën ne 2017. Ne kemi filluar me procesin e pranimit për Republikën. e Maqedonisë së Veriut. Pra këto janë te gjitha hapa ne drejtimin e duhur ne gjykimin tone. Gjithashtu KFOR-i po siguron një mjedis sigurte pre te gjithë njerëzit ne Kosove, pra këto janë sërish hapa pozitiv që ndihmojne për stabilizimin e rajonit.”

Lidhur me influencën dhe kërcënimet Ruse në Ballkanin Perëndimor, gjenerali i NATO-s thotë se nuk duhet të kemi frikë nga Rusia, por shton se NATO e ka një sy gjithmonë tek ajo.

“Nuk besoj se duhet të kemi frikë nga Rusia. Besoj se NATO ka të drejtë të jetë e shqetësuar për Rusinë, por në mënyrë të matur. Pra, nëse shikoni veprimet e Rusisë ne vitet e fundit me përdorimin e forcës kundër fqinjëve te tyre, me aneksimin e paligjshëm të Krimese, me veprimet ne detin Azov, sulmet kibernetike, ndërhyrjet në proceset demokratike ne vende te tjera. Këto janë sigurisht veprime qe ne nuk jemi të kënaqur. E thëne kjo, qasja e NATO-s është në dy drejtime. Drejtimi i parë është ndalimi dhe mbrojtja dhe i dyti është një dialog kuptimplote. Shpresojmë se dialogu kuptimplote do të vazhdoi dhe ka një organ të posaçëm, i cili quhet Këshilli NATO-Rusi ku kryhen bisedimet, por sigurisht mbajmë nën vëzhgim nga afër veprimet e Rusisë në këtë rajon. NATO është mjaftueshëm e forte. Duhet te kuptoni se NATO, nëse i vendosni se bashku te 29 shtetet, përfaqësojmë me shume se gjysmën e ekonomise ushtarake të botës. Kjo në vetvete është një frenim apo pengese për kundërshtaret e mundshëm.
Një demonstrim i qarte i kësaj, duke ju referuar dhe stërvitjes së lartpërmendur, ishte stervitja “Trident Juncture 18” Rusia sigurisht ka rritur aktivitetin jo vetëm në ketë rajon, por edhe ne veri, ne rajonin Baltik dhe Detit te Zi dhe strategjia jone është ne 2 drejtime, ndalimi dhe dialogu kuptimplote. Ne sigurisht po shohim nga afër se çfarë po bën Rusia, ne po rrisim numrin e aktiviteteve duke përfshire konferencën qe zhvillohet këtu ne Tirane dhe numrin e stërvitjeve dhe dislokimeve në rajon.”

Sa i takon buxhetit të mbrojtes ku Shqipëria po bën detyrën e saj në arritjen e objektivit të vendosur, gjenerali kanadez thotë se në 2 vitet e fundit, 42 miliardë dollarë i janë shtuar buxhetit total të mbrojtjes te NATO-s. Në fund te viti vitit 2020 shifra për buxhetin e mbrojtes do të shkojë në 100 miliardë dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb