TBILISI- Tre shtetas gjeorgjianë dhe tre armenë u arrestuan në Gjeorgji pasi ishin duke shitur në mënyrë të paligjshme uranium 238, njoftuan sot shërbimet e sigurisë së këtij shteti në Kaukaz.

“Ata kishin synim të shisnim lëndën radioaktive të uraniumit, U238, për 200 milionë dollarë në Tbilisi”, deklaruan shërbimet sekrete gjeorgjiane në një deklaratë, duke saktësuar se gjashtë të dyshuarit ishin në paraburgim, në pritje të procesit gjyqësor.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme gjerorgjiane tha për median se kjo shumë e konsiderueshme nuk korrespondonte aspak me çmimin real të tregut, por shumë më pak se vlera e kërkuar nga të dyshuarit.
Uranium 238, sasia e së cilit nuk bëhet e ditur, u gjet e magazinuar në një kontenier në shtëpinë e një prej të dyshuarve. Nëse shpallen fajtorë, të dyshuarit rrezikojnë deri në 10 vite burg.
Uranium 238, izotopi më i përhapur i uraniumit natyror shërben kryesisht për prodhimin e plutoniumit 239, i aftë për të çliruar një sasi të madhe energjie gjatë një reaksioni bërthamor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: