Autoritetet në Gjeorgji thanë sot se kanë ndaluar pesë qytetarë gjeorgjianë, të cilët po përpiqeshin të shisnin uranium.

Autoritet nuk thanë nëse grupi kishte siguruar një blerës, apo se ku e kishte gjetur materialin bërthamor që ka një vlerë prej 3 milionë dollarësh.

Uraniumi-238 që ata po përpiqeshin të shisnin, mund të përdoret si komponent për armët bërthamore.

Gjeorgjia ka qënë republikë sovjetike dhe udhëheqësit botërorë kanë shprehur shqetësim për sigurinë e materialit bërthamor që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Të ndaluarit përballen me 5 deri në 10 vjet burgim, nëse gjenden fajtorë. Në një incident të ngjashëm, në fillim të këtij muaji, shërbimi gjeorgjian i sigurisë ndaloi tre shtetas armenë dhe tre gjeorgjianë për zotërim të paligjshëm të Uraniumit-238, të cilin thuhet se po përpiqeshin ta shisnin për 200 milionë dollarë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: