Gjeorgjia po shkon drejt kutive të votimit në zgjedhje parlamentare që shumë qytetarë besojnë se do të jetë vota më vendimtare e jetës së tyre.

Zgjedhjet do të vendosin një koalicion të partive opozitare kundër “Georgian Dream” në pushtet, për të cilën shumë kanë frikë se po e tërheq kombin drejt autoritarizmit dhe larg nga Bashkimi Evropian.

Bëhet e ditur se 80% e gjeorgjianëve favorizojnë anëtarësimin në BE, sipas sondazheve, dhe kushtetuta kërkon që udhëheqësit të ndjekin anëtarësimin në BE dhe NATO, shkruajnë mediat e huaja.

Brukseli e vuri në pritje për një kohë të pacaktuar kërkesën e Gjeorgjisë për hyrjen në BE, pasi qeveria në pushtet miratoi një ‘ligj rus’ që godiste lirinë e fjalës në fillim të këtij viti.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: