Tre persona janë përfshirë në një konflikt në Spitalin Atikon në Haidari të Athinës, ndërsa ka ndërhyrë policia për të shuar përplasjen fizike.

Dy gjeorgjianë dhe një shqiptar janë përplasur për arsye të panjohura, me pasojë plagosjen e një gjeorgjiani.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e stacionit të policisë Haidari dhe Ndërhyrja e Shpejtë, të cilët kanë arrestuar gjeorgjianin dhe shqiptarin, ndërsa i treti ka mbetur në spital nën roje.

Të dy janë dërguar në prokurori për prishje të qetësisë. Ndaj gjeorgjianit të shtruar në spital është vendosur masa e dëbimit administrativ, sapo ka dalë nga spitali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb