Një gjerdan që mendohet se lidhet me një skandal që përshpejtoi rënien e mbretëreshës franceze, Marie Antoinette është shitur në ankand, sipas BBC.
Gjerdani që ka rreth 500 diamante, u ble për 4,81 milionë dollarë, pothuajse dyfishi i shumës së vlerësuar nga shtëpia e ankandit ”Sotheby’s”.
Mbretëresha e fundit e Francës u ekzekutua në gijotinë në vitin 1793 në moshën 37-vjeçare, së bashku me të shoqin, në kulmin e Revolucionit Francez.
Besohet se disa nga bizhuteritë në gjerdanin e shitur të mërkurën ishin ato origjinale në ”qendër të çështjes së gjerdanit me diamantë” në vitet 1780, që mund të kenë përshpejtuar vdekjen e Marie Antoinette.
Jeanne de la Motte, një fisnike e rënë nga vakti, u shtir si mbretëreshë franceze dhe mashtroi një kardinal për t’i dhënë asaj gjerdanin dhe pa paguar asgjë.
Kur Marie Antoinette, e cila nuk kishte njohuri për transaksionin, u kontaktua për mungesën e pagesës përfundimtare, kardinali u arrestua, por u deklarua i pafajshëm.
La Motte u gjet dhe iu bë në trup një shenjë V (”voleuse” – ”hajdute”) me një hekur të nxehtë.
Edhe pse Marie Antoinette u zbulua se ishte e pafajshme, reputacioni i saj mendohet se ishte dëmtuar nga kjo aferë dhe ajo ishte e papëlqyeshme në mesin e popullit francez, i cili e akuzoi atë si shpërdoruese, me një ndikim të rrezikshëm edhe te mbreti.