TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 kanë diskutuar për paketën antishpifje, e cila u publikua nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Gazetari Gjergj Erebara tha se përveç shkeljeve Kushtetuese, ky projektligj krijon edhe pabarazi pasi askush nuk mund të ankohet nëse kryeministri shpif në parlament.

“Nëse unë shpif ndaj kryeministrit dhe këtë shpifjen time e publikon portali i Entonit, kryeministri ankohet për portalin e Entonit dhe i vendos atë pop-up (një pullë e ngjashme me reklamat, që vendoset në ballinën e portalit). Në rast se kryeministri shpif ndaj meje në Kuvendin e Shqipërisë dhe e publikon portali i Entonit, unë nuk kam të drejtë të ankohem sepse ligji thotë se raportimet në sesionet e hapura të Kuvendit, janë të vërteta. Pra, çdo gjë që thotë shteti është e vërtetë dhe e pakontestueshme, pavarësisht se çfarë dëmi mund të të shkaktojë ty si qytetar. Për këtë arsye po them, që “derrat” nuk janë të barabartë me këtë ligj”-theksoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb