Kantautori i njohur, Gjergj Leka, ka deklaruar publikisht se ditën e nesërme nuk do të marrë pjesë në votime.

Artisti i mirënjohur ka thënë live nga ekrani i News24, në emisionin “Na ishte një herë muzika”, se nesër nuk do të jetë fare në Tiranë për të votuar. Ai ka deklaruar se do të votojë gjithmonë për muzikën, duke treguar se këtë të diel do ta kalojë në Prestige Resort në Golem.

“Unë nesër do jem në Prestige Resort në Golem, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes, orari pse e thashë flet shumë edhe për arsyet e ditës se nesërme. Unë do votoj gjithmonë për muzikën”, ka deklaruar Leka.

Kujtojmë që ditën e nesërme mazhoranca do të zhvillojë e vetme zgjedhjet vendore, ndonëse Presidenti Ilir Meta anuloi 30 qershorin si datë zgjedhësh, duke caktuar datën e re 13 tetor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb