BERLIN-Mbështetja e gjermanëve për qëndrimin e Greqisë në eurozonë është rritur tre vitet e fundit, sipas rezultateve të një sondazhi për televizionin gjerman ARD.

”Të paktën 51 për qind e të pyeturve duan që Greqia të qëndrojë në eurozonë, ndërsa 41 për qind duan që Greqia të dalë nga zona e monedhës së përbashkët, euro”, thuhet në sondazh.

”Para tre vjetësh, në kulmin e krizës, 65 për qind e qytetarëve gjermanë ishin përgjigjur se dëshironin që Greqia të dilte nga eurozona”, shton sondazhi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: