GJERMANI– Gjatë vitit 2015, autoritetet gjermane regjistruan 1.1 milionë kërkesa për azil. Ministria e Brendshme Gjermane bëri të ditur se 1,091,894 persona janë regjistruar në periudhën janar-dhjetor 2015.

Sirianët përbëjnë rreth 40 përqind të azilkërkuesve, ndërsa janë pasuar nga afganët dhe irakianët. Nga Shqipëria kanë kërkuar azil në Gjermani 54762 persona, ndërsa nga Kosova janë regjistruar 37095 azilkërkues.

Numri i azilkërkuesve gjatë vitit që lamë pas ka qenë rreth pesë herë më shumë, krahasuar me vitin 2014.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka pranuar refugjatë dhe migrantë të tjerë më shumë se çdo vend tjetër evropian. Fluksi ka ndarë opinionin publik në Gjermani.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është kritikuar për qëndrimin e saj me dyer të hapura për ata që ikin nga lufta dhe mjerimi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb