Policia gjermane arrestoi 10 persona të dyshuar si terroristë islamikë pas operacioneve në shtetet perëndimore të vendit, Vestfalia e Rinit Verior dhe Baden-Vyrtemberg.

”Ata po hetohen me dyshimin për përgatitjen e një sërë sulmeve terroriste”, tha një zëdhënës i prokurorisë së Dyseldorfit.

”Ndërkohë që nuk kemi shënjestrat e sakta të këtyre sulmeve, ne po shohim lidhjet e mundshme të tyre me ISIS-in”, shtoi ai.

“Ne dyshojmë se ata ishin një grup i krijuar nga ISIS-i”, theksoi zëdhënësi.

Operacionet policore u zhvilluan në Esen, Dyseldorf, Vupertal, Mynshengladbah, Duisburg dhe Ulm.

Nuk dihen saktësisht kombësitë e të arrestuarve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb