BERLIN- Rreth 8 500 mësues janë punësuar këtë vit në Gjermani për t’iu mësuar gjermanishten të rinjve refugjatë, një përpjekje që do të vazhdohet dhe vitin e ardhshëm përballë fluksit të vazhdueshëm të imigrantëve të rinj, njoftoi sot e përditshmja “Die Welt”.

“Rreth 196 000 fëmijë të larguar nga lufta apo varfëria i janë bashkuar sistemit shkollor gjerman, që ka njohur prej disa vitesh një rënie të numrit të nxënësve duke bërë të nevojshme dhe ngritjen e 8 264 klasave speciale”, konfirmoi “Die Welt”.

“Në shkallë vendi, rreth 8 500 mësues më shumë janë punësuar”, shtoi e përditshmja duke theksuar se llogaritja nuk merr parasysh fëmijët e integruar direkt në klasat e përbashkëta.

“Shkollat dhe administrata shkollore nuk janë përballur kurrë me një sfidë të tillë”, theksoi për “Die Welt” presidentja e KMK-së, konservatorja, Brunhild Kurth.

Heinz-Peter Meidinger, presidente e sindikatës së mësuesve DPhV, parashikoi se Gjermania do të kishte nevojë për 20 000 mësues shtesë për 325 000 të rinj refugjatë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb