GJERMANI-Një 91-vjeçare, ish-anëtare e esesëve, e cila kishte punuar në kampi e përqëndrimit në Aushvic, akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 260 000 personave, njoftoi sot prokuroria gjermane.

”Ajo shërbente si operatore radioje në kampin e Aushvicit, në Poloni, nga muaji prill deri në korrik të vitit 1944”, bëri me dije prokuroria në shtetin verior të Schlesëig-Holstein.

Mbi 1,1 milionë njerëz janë vrarë në Aushvic, nga viti 1940 deri më 1945, 90 për qind e të cilëve ishin hebrenj.

Nëntëdhjetenjëvjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet publik, do të dalë në gjyq në gjykatën rajonale, në Kiel.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb