Eskorta e kryeministrit hungarez Viktor Orbán pësoi një aksident të rëndë rrugës për në aeroport të hënën në mëngjes. Këtë e kanë bërë të ditur prokuroria publike përgjegjëse dhe policia e Shtutgartit përmes një komunikate.

Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta policie dhe një makinë. Një oficer policie, 61 vjeçar vdiq dhe një oficer i dytë 27 vjeçar u plagos rëndë.

Skuadra e motoçikletave e policisë rrugore të Shtutgartit shoqëroi Orbanin rreth orës 11:15 në Töpferstrasse drejt aeroportit të Shtutgartit, sipas mesazhit përkatës.

Një shofere, e cila po drejtonte një BMW donte të kthehej në Töpferstrasse. Gruaja me sa duket e ka anashkaluar faktin që kryqëzimi ishte tashmë i mbyllur për autokolonën nga policia. Për pasojë ajo është përplasur me motorin e policit të ndjerë.

Kryetari i Bashkisë së Shtutgartit, Frank Nopper ishte “thellësisht i tronditur” nga incidenti. “Deri në drekë sot, të gjithë ishim të lumtur që mund të festonim një festival kaq të qetë dhe të mrekullueshëm futbolli në qytetin tonë,” shpjegoi Nopper. “Ky aksident i tmerrshëm na ka nxjerrë dhunshëm nga ky humor i lumtur.”

Shefi i policisë së Shtutgartit, Markus Eisenbraun tha: “Rrethanat tragjike të vdekjes së kolegut tonë të çmuar na lënë të habitur dhe goditën deri në palcë të gjithë forcën e policisë së Shtutgartit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb