GJERMANI- Një aeroplan i Germanwings që do të nisej nga Këlni-Bonn për në Milano-Malpensa është bllokuar ndërsa ishte gati të ngrihej në ajër pas një alarmi për bombë. Lajmi u bë i ditur nga vetë kompania gjermane dhe bëhet fjalë për fluturimin 4U826.

Kur u dha alarmi nga policia gjermane, aeroplani, një Airbus 320, nuk e kishte lënë ende aeroportin. Kulla e kontrollit menjëherë kontaktoi pilotin, i cili ka ndalur manovrat e ngritjes dhe e çoi avionin në vendin e parashikuar për raste të tilla. Në këtë pikë, pasagjerët dhe ekuipazhi lanë menjëherë avionin, që do ti nënshtrohet kontrolleve të autoriteteve kompetente. Ndërkohë kompania “Germanwings”, filiali i Lufthansës deklaroi se do të përpiqej tu gjente pasagjerëve një avion tjetër për të vijuar udhëtimin.

Më 24 mars një avion i së njëjtës kompani ra në Alpet franceze ndërsa udhëtonte nga Spanja për në Gjermani, duke shkaktuar vdekjen e 150 personave. Avioni Airbus 320, dyshohet se u çua qëllimisht drejt rënies nga bashkëpiloti, por ende vijojnë hetimet për këtë çështje.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: