GJERMANI- Policia gjermane ka arrestuar katër persona, si të dyshuar për planifikimin e sulmeve kundër myslimanëve dhe imigrantëve.

Grupi i panjohur më parë si terrorist, “Shoqëria e vjetër shkollore” ka planifikuar sulme ndaj xhamive dhe hoteleve ku gjenden personat të cilët kërkojnë azil në Gjermani.
Të dyshurit janë arrestuar gjatë aksioneve policore në pesë lande gjermane, kurse në hetime kanë punuar 250 zyrtarë policorë.

“Gjatë këtij aksioni është gjetur sasi e madhe e mjeteve shpërthyese dhe piroteknikës, ndërsa janë sekuestruar edhe dëshmi tjera materiale“, njoftoi Prokuroria.
Numri i personave të cilët kërkojnë azil ën Gjermani është shtuar në mënyrë dramatike nga viti i kaluar, nga mbi 200 mijë, në mbase rreth 400 mijë, sa pritet të aplikojnë sivjet për azil në këtë shtet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: