GJERMANI- Numri i refugjatëve nga Ballkani në Gjermani është më shumë se përgjysmuar që nga muaji korrik. Këtë gjë e ka konfirmuar për mediat në Berlin Ministria e Brendshme gjermane. Në javën e fundit të gushtit vetëm 2586 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga vendet e Ballkanit perëndimor. Në fillim të korrikut brenda një jave mbërritën 5445 refugjatë, ndërsa për gushtin kjo shifër është më e ulët.

Trendi në rënie është për tu vlerësuar, shkruan gazeta gjermane Tagespiegel pasi në total numri i azilkërkuesve drejt Gjermanisë është rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të kaluar. Sipas Ministrisë se Brendshme gjermane, fushatat informative për azilin në Gjermani, por pjesërisht edhe nga qeveritë përkatëse kanë sjellë rezultate.

Ndërsa autoritetet gjermane njoftuan sot se gjatë muajit gusht është shënuar shifra rekord e azilkërkuesve nga vendet që janë në luftë prej 104 mijë vetash.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb