GJERMANI-Një konflikt i ashpër verbal mes të dy azilkërkuesve kosovarë dhe tre të tjerëve ka degjeneruar në dhunë dhe për pak do kishte qene fatal për dy persona. Incidenti ka ndodhur në Deggendorf (Landi Thüringen, Gjermani).

Një azilkërkues 23 vjeçar nga Kosova i ka qëlluar tre persona me një shishe, duke u shkaktuar lëndime të rënda, njofton policia e vendit.
Sherri ka filluar ndërmjet dy azilkërkuesve kosovarë në njërën anë dhe një turku e dy shoqëruesve të tij nga ana tjetër.

Grupet janë zënë dy herë në dy lokale të ndryshme dhe të dy herët dy kosovarët janë nxjerrë jashtë nga sigurimi i lokaleve përkatëse, shkruan pnp.de.
Herën e dytë, ata i kanë i kanë pritur kundërshtarët e tyre para lokalit ku dhe është përshkallëzuar situata.

Fillimisht kosovari 23 vjeçar e ka goditur turkun me një shishe xhami duke i shkaktuar atij lëndim të rëndë, transmeton albinfo.ch.

Pastaj ai me shishen e thyer në dorë ka sulmuar edhe dy të tjerët, të cilëve u ka shkaktuar prerje të thella.

Sulmuesi dhe shoqëruesi i tij 19 vjeçar kanë ikur nga vendi i ngjarjes por më pas janë kapur nga policia. Ndaj 23 vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale tentativë vrasje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb