Gjatë qëndrimit në Berlin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u prit në një takim nga deputeti i CDU-së, Peter Bayer, njëkohësisht Koordinator për Bashkëpunimin Trans-atlantik me në fokus marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale ku ndan foto nga ky takim Balla shkruan se me deputetin e CDU Peter Bayer dje patëm mundësi të bashkëndajmë vlerësimin se fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është një mesazh i rëndësishëm për popullin shqiptar, qartësht pro-europian, por gjithashtu edhe një mesazh gjeo-strategjik

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë:

Me deputetin e CDU Peter Bayer dje patëm mundësi të bashkëndajmë vlerësimin se fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është një mesazh i rëndësishëm për popullin shqiptar, qartësht pro-europian, por gjithashtu edhe një mesazh gjeo-strategjik. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian, por padyshim qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut kanë ende shumë rrugë për të bërë. Implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi në Shqipëri është një garanci për rezultate konkrete edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

⏭Peter Bayer është Koordinator për Bashkëpunimin Trans-atlantik, duke patur në fokus marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb