Një vajzë 14-vjecare është përdhunuar nga një bandë serbe gangsterësh në Gjermani. Koka e bandës është një emigrant azilant në Gjermani, ndërkohë që akti u filmua nga një vajzë serbe e moshës 15 vjec.
Viktima pre e përdhunimit nuk identifikohet për arsye të moshës minore, ndërsa autorët janë të moshës nga 14 deri 21 vjec.

Ajo cfarë e bën me tragjike ngjarjen është se vajza 15-vjecare pjesë e bandës në vend të ndihmonte 14-vjecaren, ka bërë rolin e kameramanes duke filmuar gjithë skenën e shëmtuar.

Tre anëtarë të bandës po përballen këto ditë vec akuzës së përdhunimit dhe atë të vrasjes së mbetur në tentativë, pasi pas aktit e kanë hedhur adoleshenten në rrugë, pa i veshur asnjë gjë në trup.
Ndërkohë 2 anëtarë të tjerë të bandës, Boris Pavlovic, 21, dhe 16-vjecari Alexander Nicolas Kampf janë në kërkim nga policia gjermane. (ne foto Boris Pavlovic)

Vajza pranoi të shoqërohej me grupin duke menduar se ishte e sigurt për shkak të vajzës tjetër që shoqërohej me ta. Por pasi e dehën me alkool nga të rinjtë serbë.
Pas përdhunimit ajo u hodh në një zonë të papabanuar duke u lënë në mëshirë të fatit ndërkohë që temperaturat ishin nën zero. Vajza u gjet nga një persona që kaloi aty rastësisht dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë hipotermie.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb