GJERMANI- Qeveria e Landit të Bavarisë kërkon që me një iniciativë të re drejtuar Bundesratit (organit ekzekutiv në nivelin federal të Gjermanisë) të shkurtojë mjetet për jetesë për azilkërkuesit nga Ballkani dhe në këtë mënyrë të reduktojë numrin e tyre.

Objektivat e kësaj iniciative kanë për qëllim parandalimin e azilkërkuesve nga vendet që vlerësohen si të sigurta, konkretisht vendeve të Ish- Jugosllavisë si dhe ndaj azilkërkueseve nga Shqipëria dhe Kosova.

Deri më 23 Prill të këtij viti, 57 mijë njerëz kanë hyrë nga Ballkani në Gjermani, pothuajse sa gjysma e gjithë azilkërkuesve tjerë, tha Marcel Hubert, ministri i Këshillit Federal nga Bavaria të martën pas takimit të kabinetit, raporton albinfo.ch duke cituar mediat gjermane.

“Këta njerëz praktikisht do të marrin zero për qind të njohjes së kërkesës të azilit të tyre”.
Këshilli i refugjatëve, SPD dhe partia e Gjelbër kanë kritikuar ashpër këtë iniciativë!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb