Gjermani- Pjesë të Evropës Perëndimore janë në kaos të trafikut, pasi temperaturat ranë nën zero dhe rreshjet e borës bllokuan rrugët duke shkaktuar disa aksidente të rënda.

Stuhi të tilla të mëdha në det nuk janë parë për dekada të tëra. Temperaturat në disa pjesë të Skandinavisë arritën në minus 40 gradë.

Një 20-vjeçar nga Gjermania ka vdekur, ndërsa shokët e tij u plagosën rëndë pas humbjes së kontrollit të makinës së tij në autostradën e ngrirë në Gjermaninë Perëndimore.

Dy kamionë u përplasën në jug të vendit dhe duke shkaktuar dëm prej gjysmë milion euro, dhe aksidenti të tjera të shumta janë shënuar në të gjithë vendin vetëm gjatë ditës së enjte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: