Banka Qendrore Europiane (BQE) zgjeroi dje programin e saj të emergjencës pandemike në 1,85 trilionë euro (2,24 trilionë dollarë) për të ndihmuar në rimëkëmbjen e besimit në ekonominë e eurozonës së shkatërruar nga COVID-19.
“Po plotësojmë skemën e blerjes së bonove me 500 miliardë euro në mes të lëvizjeve nga qeveritë kombëtare për të vendosur sërish kufizime më të ashpra të bllokimit, pas një rritjeje në rastet e COVID-19 në Bllokun e monedhës me 19 anëtarë”, tha BQE.
Njoftimi i BQE-së është hera e dytë që banka zgjeron skemën e emergjencës pandemike që prej fillimit të saj në mars, me synimin për të ndihmuar në mbajtjen e tavanit të normave të interesit afatgjatë dhe për të siguruar rrjedhën e fondeve për huazim.
Banka theksoi, gjithashtu, se programi, i cili duhet të skadojë në qershor 2021, do të zgjatet të paktën deri në fund të marsit 2022 ose derisa ajo të gjykojë se faza e krizës së koronavirusit të ri ka mbaruar.//ATSH