Partia konservatore e kancelares Angela Merkel miratoi sot, me një maxhorancë të gjerë, marrëveshjen për të krijuar një qeveri koalicioni me socialdemokratët (SPD), një votë që qetëson kancelaren gjermane pas disa javësh kritikash nga radhët e saj.

“Kontrata e koalicionit është miratuar me 27 vota kundër nga 975 delegatë të pranishëm dhe gjithë të tjerët në favor të aleancës”, njoftoi Armin Laschet, një prej krerëve të partisë, në përfundim të këtij votimi të delegatëve të lëvizjes konservatore (CDU), raporton atsh.

Aleanca e kancelares Angela Merkel CDU-CSU ka zhvilluar bisedime me partinë e qendrës së majtë SPD për të krijuar një koalicion të madh qeverisës për të nxjerrë vendin nga kriza politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb