Një 95-vjeçare, mohuese famëkeqe e Holokaustit, është urdhëruar të dalë në gjyq në Gjermani për akuzën e nxitjes, njoftuan sot autoritetet.
Ursula Haverbeck u dënua me 10 muaj burg në nëntor 2015 për mohimin se regjimi nazist gjerman vriste sistematikisht njerëz në kampin e përqendrimit në Aushvic.
Ajo ka apeluar dënimin dhe do të kthehet në gjyq duke filluar nga e premtja e ardhshme në një gjykatë në Hamburg.
Haverbeck i bëri komentet e saj gjatë gjyqit të vitit 2015 kundër të ish-anëtarit eses nazist, Oskar Groning, roje dhe administrator në Aushvic.
Groning, i cili vdiq në vitin 2018, u dënua për bashkëpunim në vrasje në vdekjen e 300 000 njerëzve.
Në një intervistë televizive me transmetuesin publik rajonal NDR ajo tha se ”nazistët nuk e përdorën Aushvicin si një kamp shfarosjeje”.
Ajo gjithashtu dyshohet se u tha gazetarëve që mbulonin gjyqin e Groning-ut se Aushvici ishte thjesht një kamp pune.
Të paktën 1,1 milionë njerëz u vranë nga nazistët në kompleksin e kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau.
Haverbeck është e popullarizuar në mesin e ekstremit të djathtë në Gjermani.
Ajo është përballur disa herë me ndjekje penale për deklaratat e tij në Gjermani, ku gjuha e urrejtjes dhe mohimi i Holokaustit janë të ndaluara me ligj.