GJERMANI – Ka dështuar në arratisjen e katërt nga burgu, ku vuante dënimin në qytetin Hainaut të Gjermanisë, shqiptari Taulant Toma. Mediat gjermane raportojnë 32-vjeçari i etiketuar si kriminel i rrezikshëm, u kap teksa tentonte arratinë nga burgu, ndihmuar nga dy persona të armatosur që e prisnin jashtë.

Mediat, që i referohen hetimeve të policisë, thonë se Toma do të ndihmohej nga një helikopter për t’u arratisur nga burgu. Ky ishte plani për një arratisje të katërt të Taulant Tomës, i cili kishte mundur më herët t’i shpëtonte izolimit të dy burgjeve në Itali dhe një burgu në Belgjikë. Shqiptari është kthyer në personazh arratisjesh.

Në vitin 2009 Toma u arratis nga burgu i Ternit, gjatë një ndeshje futbolli. Në vitin 2013 arriti të arratisej nga burgu i Parmas. Po në vitin 2013 u arratis nga burgu Lantin në Belgjikë, për tu arrestuar disa muaj më vonë.

Por duket se këtë herë, jo gjithçka i shkoi sipas parashikimit, pasi u pikas në kohë. Policia vuri në pranga një nga bashkëpunëtorët e tij dhe po kërkon edhe për të tjerë ndihmës të shqiptarit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb