BERLIN-Gjermania ka pritur që prej fillimit të vitit më shumë se 300 000 azilkërkues, theksoi sot e përditshmja gjermane “Die Welt”, ndërkohë që Berlini po përgatitet t’i bëjë ballë një fluksi tjetër rekord të refugjatëve në 2015.

Sipas të përditshmes konservatore, që citon raportin e një takimi të mbajtur dje mes ministrave të Brendshëm të 16 landeve (shtete rajonale) gjermane, 302 415 azilkërkues janë regjistruar tashmë këtë vit nga këto lande. Kjë shifër është më e lartë se ajo e njoftuar më parë nga Zyra Federale për imigrantët dhe Refugjatët (BAMF) që kishte regjistruar 250 000 kërkesa.

Landet, që kanë ndarë numrin e azilkërkuesve në funksion të pasurisë së tyre, kanë lëshuar disa herë kambanat e alarmit duke kërkuar më shumë ndihmë nga shteti federal për t’i bërë ballë këtij fluksi. Në vitin 2014, Gjermania kishte marrë më shumë se 202 000 kërkesa për azil, rreth 60 për qind më shumë se në 2013.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: