GJERMANI-Shtatëdhjetë vjet pas çlirimit të kampeve të përqëndrimit, procesi gjyqësor i një prej figurave kryesore të kampit të përqendrimit të Aushvicit filloi sot në Luneburg, në veri të Gjermanisë dhe mund të jetë i fundit për një ish-nazist.

Oskar Groning, një i moshuar 91 vjeç, i cili lëvizte me vështirësi, u shfaq sot në procesin gjyqësor në orën 07:30 GMT i akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e 300 000 hebrenjve hungarez në dhomat e gazit.

”I akuzuari, i cili rrezikon tre deri në 15 vjet burg, pritet të marrë marrë fjalën gjatë këtij procesi”, sipas avokatit të tij Hans Holtermann.

67 të mbijetuarit dhe pasardhësit e viktimave do të mbrohen nga 14 avokatë në këtë proces që mendohet të zgjasë të paktën deri më 29 korrik.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: