Gjiganti britanik, “Vodafone” u bë sot kompania e parë e telekomunikimit në Gjermani që aktivizon rrjetin 5G, duke e bërë atë funksional në 25 antena të vendosura në Duseldorf, Këln, Dortmund dhe qytete të tjera gjermane.

 

Rrjeti 5G i “Vodafone” i shpejtësisë së lartë për telefonat celularë është ende shumë i limituar. Në të gjithë vendin kompania ka rreth 25 000 antena të ngritura. Deri në gusht, pritet të ketë 50 pika të transmetimit të rrjetit 5G.

 

Konsumatorët privatë do të fillojnë të përdorin 5G duke filluar që sot.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb